Finalja e Superkupës/ Manchester City do të përballet me Sevilla në Athinë

Fituesit e Ligës së Kampioneve, Mançester Siti, dhe ata të Ligës së Europës, Sevilja, do të përballen në mbrëmjen e sotme në Athinë për trofeun e Superkupës.

Trajneri i “Citizens” Pep Guardiola synon të udhëheqë skuadrën e tij drejt fitimit për herë të parë të këtij trofeu.

Spanjolli konfirmoi se mesfushori Kevin de Bryjne do të mungojë për tre muaj, si pasojë e një dëmtimi.

“Sevija ka një karakter të veçantë. Qëndrueshmëria në momentet e këqija, kur luajnë finale. Ata kanë diçka në ADN-në e tyre që e bëjnë këtë ekip dhe këtë klub ndryshe. Kam ndjesinë se humbja fundjavën e kaluar i bën ata më të rrezikshëm kundër nesh.”

Spanjollët, të cilët e kanë fituar Ligën e Europës shtatë herë do të kërkojnë që ta fitojnë këtë trofe, ndërsa kanë humbur pesë nga gjashtë finalet e luajtura të Super Kupës në të shkuarën.

Trajneri Hose Luois Menidilbar tha në konferencën për shtyp se ai është i paduruar për këtë sfidë që e parashikon të fortë, ndërsa Sevija e tij ka ambicie dhe besim se do të triumfojë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share