Në letër nuk konsiderohen aspak favorit, por tek Interi kanë besim tek suksesi ndaj Manchester City-t. Zikaltërit janë gati për të mbyllur me trofe një sezon fantastik, me trajnerin Simone Inzaghi që vlerëson forcën e kundërshtarit, duke e konsideruar si skuadra më e fortë në botë.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Nuk duam të ndalemi, duam ta luajmë këtë finale në mënyrën më të mirë të mundshme. City konsiderohet favorit, pasi ata janë skuadra më e fortë në botë. Por ne jemi 11 lojtarë kundër 11 të tyreve dhe do bëjmë gjithçka për fitoren. Kemi pasur një udhëtim fantastik dhe jemi këtu për të luajtur kartat tona”.
Inter synon trofeun e tretë në këtë vit kalendarik pas Kupës dhe Superkupës së Italisë, ndërsa tripletë titujsh synon edhe City, pas triumfeve në Premier League dhe FA Cup. Interi e tenton për herë të katërt në histori trofeun e Ligës së Kampionëve, ndërsa City për herë të parë.
Klan News