Filmi “Everything everywhere all at once”, dominon Oscar

“Asgjë e re nga Fronti i Perendimit” u shpall filmi më i mirë ndërkombëtar

“Everything Everyëhere All At Once” dominoi në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Oscar. Filmi fantastiko-shkencor ia doli të rrëmbente çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, ate te “Filmit më te mirë”.

Ky film ka arritur të fitojë shtatë çmime brenda natës, përfshirë tre nga katër çmimet që janë ndarë për aktorët më të mirë.

Aktorja malajziane Mishell Jo fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë duke u bërë aktorja e parë me origjinë aziatike që fiton çmimin në 95 vjet ceremoni.

“Duhet t’ia dedikoj këtë cmim mamasë sime, të gjitha nënave në botë, sepse ato janë me të vërtetë heroina dhe pa to asnjë prej nesh nuk do të ishte këtu sonte. Nëna ime po më shikon nga Malajzia së bashku me familjen dhe miqtë e mi”, tha aktorja Michelle Yeoh

Pas këtij prodhimi të Hollivudit, filmi “Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit mundi të conte në shtëpi 4 cmime”.

I bazuar në librin e autorit gjerman Erich Maria Remarque filmi rrëfen tmerret e luftës së parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri.

Ndërkohë, aktori amerikan Brendën Frejzer fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij si një burre mbipeshë në filmin “The Ëhale”.

I emocionuar aktori pranoi çmimin ndërsa theksoi rrugën e tij të gjatë dhe të mundimshme në industrinë e filmit .

“Kam filluar në këtë biznes 30 vjet më parë, dhe gjërat nuk ishin apak të lehta.Dua tju them faleminderit për këtë cmim sepse nuk do të mund tja kisha dalë mbanë pa kastin tim”, tha aktori Brendan Fraser.

54-vjeçari ka kaluar një sërë sfidash fizike në mënyrë që të portetizonte sa më mirë personazhin Charlie.

Disa nga prodhimet kinemtografike të prezantuara në natën e madhe janë të bazuar në histori të vërteta, duke përfshirë dokumentarin “Navalny”, i cili shpjegon historinë e komplotit për vrasjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny.

Në këtë ngjarje të rëndësishme kinematografike ”Navalny” u shpall dokumentari më i mirë.

Ketë vit moderimi i natës së madhe ju besua prezantuesit amerikan Jimmy Kimmel.

GAZETARE: XHUANA LIKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share