Filmi “Barbie” e fiton betejën në arkën kinematografike të ShBA-së

Filmi “Barbie” është bërë filmi më i madh i vitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada deri më tani, tha distributori Warner Bros.

Rreth 155 milionë dollarë u mblodhën në fundjavën e hapjes, thanë nga kompania.

Ndërkohë, filmi tjetër i ri Oppenheimer – gjithashtu i publikuar të premten – fitoi 93.7 milionë dollarë në SHBA, thanë nga Universal Pictures.

Këto karakteristika vijnë në një kohë kur kinematë në përgjithësi po luftojnë me njëra-tjetrën për shkak të humbjeve që po i kanë nga konkurrenca.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar të dy filmat kishin bërë që kinematë të kishin ngarkesën më të madhe në katër vjet.

Fundjava e hapjes për Barbie, me Margot Robbie dhe Ryan Gosling, ka bërë që të kalohen edhe shifrat që ishin arritur nga Super Mario Bros, duke e bërë kështu filmin Barbie si më të madhin të vitit 2023 deri më tani.

Në mbarë botën, debutimi i Barbie mori 337 milionë dollarë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share