KOMPETENTËT PRANOJNË SE MIRËMBAJTJA E AUTOSTRADAVE NUK ËSHTË NË NIVEL
Në këtë gjendje ishte autostrada shtetërorë Shkup – Tetovë një javë më parë.
E për çështjen e mosmirëmbajtjes së autostradave shtetërorë u diskutua edhe në emisionin Klan Debat ku edhe vete drejtori Ejup Rrustemi pranoi se autostradat e vendit nuk janë të sigurta.
Ja Z. Rrustemi se si është mirëmbajtja e autostradave.
”Është e vërtetë se në këtë mënyrë nuk kemi ne siguri të mjaftueshme, nga vet fakti se nuk mirëmbahen ashtu siç duhet” – tha Ejup Rustemi në Klan Debat.
Rrustemi në Klan Debat shtoi se nga vet fakti se nuk është bërë mirëmbajtja siç duhet si drejtor i Ndërmarrjes publike ka kërkuar nga Këshilli drejtues i ndërmarrjes që ta pranojë një zgjidhje për shkak të sigurisë në Komunikacion. Dhe shtoi se janë detyruar të angazhojmë një kompani private dhe siç tha rezultatet e angazhimit të kompanisë private do të shohim për një periudhë të shkurtë.
E rezultatet në terren janë këto
Rrustemi në Klan Debati foli edhe për Korridorin 8. Edhe përkundër dyshimeve që po i ngrit opozita për keqpërdorime financiare, ai garanton se nuk ka dhe nuk do të ketë. Madje Rrustemi u shpreh i kënaqur që Prokuroria publike ka kërkuar dokumentacionin e plotë, me qëllim që të pastrohen të gjitha dilemat. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri