Një veturë e zezë është gjetur pranë vendit ku ndodhi fatkeqësia e të shtunës, ku një familje nga Kosova duke udhëtuar drejt Prishtinës, pas përplasjes me një veturë tjetër, ra në rrjedhën e lumit Lepenc, informon KlanM.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë. Një 20 vjeçar ka arritur të shpëtojë, ndërsa ende nuk janë gjetur tre personat tjerë të të njejtës familje.
Aktualisht ekipet me makineri të rëndë po fillojnë procesin e tërheqjes së veturës që ndodhet brenda lumit. Ende nuk është konfirmuar nëse është vetura e familjes Pacolli./KlanMacedonia