Fillon takimi Kovaçevski – Mickoski

Sot me fillim në ora 11:00 në Klubin e Deputetëve në Shkup, me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republika e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka filluar takimi mes kryeministrit Kovaçevski dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në takim do të diskutohet para së gjithash për vendimet që duhet të merren në Kuvend për vazhdimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për qasjen e shtetit, institucioneve dhe të gjithë aktorëve politikë në drejtim të ndërtimit dhe mbajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët tanë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share