Me ndeshjet e xhiros së 16-të të shtunën starton stinori pranveror në Ligën e dytë të futbollit.
Lideri në renditjen e tabelës, Besa e Dobërdollit e cila në sezonin vjeshtor nga 15 ndeshje të zhvilluara shënoi 13 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Të shtunën është nikoqire e Osogovës, për ndeshjen në fjalë futbollisti me më përvojë mesfushori Armend Alimi, për Klan Maqedonia deklaroi:
“Shpresoj që nesër të nisim me fitore, kemi më shume se 1 muaj që kemi nis me përgatitje dhe mendoj se jemi maksimalisht të gatshëm për të vazhduar kampionatin aty ku e lamë domethënë me fitore. E respektojmë kundërshtarin e nesërm por për ne janë të rëndësishme vetëm 3 pikët që besoj se do ti arrijmë, pasi që dihet qëllimi ynë është Liga e Parë, prandaj çdo ndeshje është e rëndësishme për ne” deklaroi futbollisti Armend Alimi
Në stadiumin e Reçicës së Madhe klubi i futbollit Arsimi i Çegranit është nikoqire e Novacit. Ekipi nga Çegrani e cila pjesën vjeshtore të kampionatit e përfundoi në pozitën e katërt me 23 pikë, që do thotë pjesën e dytë kampionatit e nisë pa ndonjë ngarkesë të veçantë sa i përket mbijetesës pas shpreson të lufton për pjesën e epërme të tabelës. Trajner i Vildan Saliu për ndeshjen e së shtunës deklaroi : “Bashkë me stafin teknik pas një gjysmë sezoni të shkëlqyer gjithsesi se kemi detektuar pikat ku mund të bëjmë ende më mirë, andaj, bashkë me ta në fazën përgatitore nga e cila kemi dalë më se të kënaqur kemi punuar si në aspektin tekniko taktik ashtu edhe në harmonizimin e ekipit , sidomos me prurjet e reja në këtë afat kalimtar të dimrit. Ardhjet cilësore për të cilët besojmë dhe shpresojmë që të risin cilësinë dhe konkurrencën pozitive në skuadër. Në klub mbretëron një atmosferë shumë pozitive dhe e bukur, që mendoj se do të jetë një armë shtesë e klubit tonë. Shpresoj dhe besoj se do fillojmë kampionatin mbarë, me fitore , pavarësisht disa mungesave që kemi për shkak të lëndimeve . Na pret një gjysmë sezon i gjatë ku besoj që do të shohim Arsimin, më të fortë dhe më të përgatitur se kurrë” tha ai.
Bashkimi i Kumanovës në ndeshjen e parë të sezonit vjeshtor është mysafire e Ohërit në stadiumin “Biljanini Izvori”. Kapiteni Burhan Aliji ditë më parë deklaroi se ekipi i tij ka pretendime të qarta në pjesën pranverore të kampionatit. “Ambiciet tona janë për me u ngjit sa më lartë për me siguruar mbijetesën. Shpresojmë që me rezultate pozitive ta fillojmë kampionatin me fitore ose së paku me barazim. Na pret një sezon i vështirë. Por shpresoj dhe besoj në rezultate pozitive”, tha Burhan Aliji.
Në javën së 16-të në Ligën e Dytë të futbollit vendor të shtunën me fillim në orën 14:00, takohen: Besa – Osogova, Arsimi -Novaci, Skopje-Kamenica Sasa, Vardari – Detonit Pllaçkovica, Karaorman-Kozhufi, Ohri – Bashkimi, Pelisteri – Bellasica dhe Teteksi-Pobeda.
Tabela pas përfundimit të sezonit vjeshtor: 1. Besа 40 pikë (15- 13-1-1(37-8) 2.Detonit Plaçkovica 35, 3.Pelisteri 33, 4.Arsimi 23, 5. Kozhufi 23, 6. Ohri 23, 7.Novaci 22,. 8.Skopje 21, 9,Bellasica 20, 10.Vardari (N) 18, 11.Teteksi 18, 12.Bashkimi 18, 13.Pobeda 15, 14.Osogova 12, 15.Karaormani 11, 16. Kamenica Sasa 8 pikë.