Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar debati për propozim Buxhetin e vitit 2025-së.
Buxheti nuk do të ndryshohet dhe para deputetëve do të propozohet ashtu siç edhe kishte planifikuar Qeveria sepse shumica parlamentare pavarësisht debatit të gjatë të zhvilluar në Kuvend në komisionin amë, nuk është pranuar asnjë amandament i propozuar nga opozita, as nga LSDM-ja as nga Fronti Europian, edhe pse opozitarët kishin dorëzuar qindra amendamente për përmirësimin e propozim Buxhetit.
Nga LSDM-ja opozitare reagojnë duke thënë se VMRO-së nuk i intereson rritja e rrogës minimale, nuk i intereson as standardi qytetarë, as përmirësimi i kushteve dhe rrogave të policisë por i intereson luksi dhe veturat zyrtare.
Deputetja Trençevska ka thënë se VMRO-ja ka rritur harxhimet për “luksin” e zyrtarëve Qevritarë për 75%, duke harxhuar miliona euro për vetura zyrtare dhe mobilje të reja për zyrat e Qeverisë. Kritika për propozim Buxhetin ka pasur edhe Fronti Europian, opozitarët shqiptarë kanë dorëzuar disa amendamente për rritjen e buxhetit të Universitetit “Nënë Tereza” por edhe për disa çështje tjera megjithatë, asnjë amendament i tyre po edhe i LSDM-së nuk është pranuar.