Në Rusi këtë të premte ka nisur procesi zgjedhor presidencial me anë të të cilit do t’i jepen edhe gjashtë vjet pushtet, Vladimir Putinit.
Kutitë do të qëndrojnë të hapura përgjatë tri ditëve edhe pse rezultati nuk është aspak në dyshim, pasi që përballë tij nuk ka një kundërshtar kredibil, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Qendrat e votimit janë hapur në gadishullin e Kamchatka, rajonin më lindor rus, në orën 08:00 të së premtes dhe do të mbyllen në Kaliningradin jugor të dielën në orën 20:00.
Në dhjetorin e vitit të kaluar ka pasur një ceremoni të madhe ushtarake, kur Putin u tregoi rusëve se do të garojë edhe për mandatin e pestë.
Ngjarja solemne ishte mbajtur në hollin më të pasur të Kremlinit, aty ky lideri me qëndrim në pushtet prej 24 vjetësh ka nderuar ushtarët që kanë marrë pjesë në “operacionin special ushtarak” në Ukrainë.