Fillojnë punimet për korridorin 8

Ende pa e vendosur asnjë gurë, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ia bëri përhajr Kryetarit të partisë së tij, Ali Ahmetit.

“Bac u kry Kryetar edhe kjo punë. Faleminderit”, tha Artan Grubi.
E Kryeministri Dimitar Kovaçevski foli për rëndësinë e projektit.

“Ndërtimi i koridorit 8 do të thotë më pak harxhim i parave për transport, transport më i shpejtë, integrim i RMV-së si dhe dhe zhvillim rajonal i vendit. Ndërtimi i një autostrade të tillë është në interes të qytetarëve për një jetesë më të mirë dhe prosperitet për bizneset dhe zhvillim ekonomik”,tha Dimitar Kovaçevski.

Kompania e kontraktuar për ti kryer punimet në Korridorin 8 është amerikane, e ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni tha se kjo është punë e madhe për shtetin që ajo e përfaqëson.

“Është në marrëveshje e madhe për biznesin amerikan këtu në Maqedoninë e veriut. Përmirësimi i rrugëve të Maqedonisë së veriut është jetike për zhvillimin ekonomik. Ndërtimi i këtyre rrugëve moderne do të mundësoj lëvizjen e njerëzve dhe mallrave dhe do të tërheq investime”, tha Angela Aggeler.

Korridori 8 ka rëndësi të veçantë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sepse lidh vendbanimet të banuara kryesisht me shqiptarë me Shqipërinë në një anë, por edhe do të përshpejtojë dukshëm udhëtimin prej në Strugë për në Prishtinë.
Korridori 8 është i gjatë 68 kilometra dhe të gjitha akset rrugore pritet të jenë me nga dy korsi dhe një korsi ndihmëse. Korridori 8 dhe ai 10D do të kushtojnë 1.3 miliard euro, e ndërtimet pritet të përfundojnë më 31 dhjetor të 2027-tës./KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share