MUNGESA E LIBRAVE, KRIZA ENERGJETIKE SFIDA PËR ARSIMIN
Me ritje të pagave të punonjësve në procesin arsimor, por edhe një sërë sfidash për nxënësit shënuan fillimin e vitit të ri shkollor.
MASH-i dhe SASHK-u, pas grevës njëmuajshe, arritën marrëveshje që pagat e mësimdhënësve të rriten për 15%. Paga më e ulët e mësimdhënësve në shkollat e mesme do të jetë 17.512 denarë, derisa në shkollat fillore – 16.973 denarë. Në Marrëveshje thuhet se paga bazë e punonjësve nuk duhet të jetë më e ulët se paga minimale bruto.
Por, krahas pagave për mësimdhënësit, katër breza të nxënësve këtë vit shkollor do ta nisin pa libra. Nxënësit e klasës së parë, të dytë, të katërt dhe të pestë në vend të librave do të mësojnë nga materiale që do t`u sigurojë Ministria e Arsimit. Kur do t`i kenë librat ende nuk dihet, për shkak se janë në fazën përfundimtare dhe duhet të kalojnë një sërë filtrash për shkak të përmbajtjeve raporton Klan M.
Ministri I Arsimit, Jeton Shaqiri, gjatë vizitës së një shkolle fillore në Komunën e Çairit asisitoi edhe gjatë programit festiv të përgatitur nga nxënësit.
“Mesazhi im i shkurtër për të vegjlit tanë është që nga sot fillon jeta e vertetë, por edhe hallet dhe përgjegjësitë e jetës, sepse synimi për dije ju bën të përgjegjshëm” – deklaroi Elita Demiri.
Gjithcka shkoi mirë derisa Ministri I Arsimit u pyet për mungesën e librave.
”Kjo i përket vetëm konceptit të ri arsimor të klasave të para, të dyta, të katërta dhe të pesta, ndërsa për klasat e tjera që kishin tekste sipas programit, ato shpërndahen nëpër shkolla. Që familjeve të mos u rendohet buxhetin e familjes, ne i kemi shtypur të gjitha, i kemi shpërndarë dhe pres që gjatë këtyre ditëve të shpërndahen të gjitha” – tha Jeton Shqiri, ministër i Arsimit.
Ende mbetet e pasigurtë mënyra se si do të ngrohen shkollat gjatë dimrit, krejt kjo për shkak të krizës energjetike në vend. Rryma e shtrenjtë dhe kufizimet do të jenë sfidë për zhvillimin pa pengesë të procesit arsimor.
Nga pushteti qendror dhe lokal është formuar një grup une që të gjendet një zgjidhje për këtë problem, që sic thonë nga Ministria e Arsimit, shkollat të mbeten të hapura edhe gjatë periudhës së dimrit. /KlanMacedonia/