Filloi Viti i ri akademik – UNT mirëpriti gjeneratën e nëntë e studentëve të rinj

Në ambientet e kampusit universitar u shënua ceremonia solemne e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ku sot u mirëpritë gjenerata e nëntë e studentëve të rinj nga 8 fakultetet e UNT-së me mbi 30 programe studimore. Rektori i UNT-së Prof.dr. Izet Zeqiri i’u uroi mirëseardhje të gjithë studentëve të rinj, për një vit sa më të mbarë akademik duke potencuar se “fillimi i këtij udhëtimi akademik është një moment emocionues dhe sfidues.

 Izet Zeqiri-Rektor në UNT

Ju po hapni dyert e një bote të re mundësish, dhe përgjegjësia për të shfrytëzuar këto mundësi është në duart tuaja. Përballë jush do të jenë sfida të mëdha, por dijeni se në çdo hap të kësaj rruge, keni përkrahjen e stafit akademik gjithë universitetit, rektorit udhëheqësise dhe ministrisë së arsimit dhe qeverisë.

Nderkaq, zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, z. Izet Mexhiti me rastin e fillim vitit akademik në fjalën përshëndetës përballë studentëve të rinj mes tjerash tha:

Izet Mexhiti zv.kryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut

Vetëm investimi i Qeverisë nuk bën ndryshim. Është detyrë e secilit prej jush që të studjoni, të hulumtoni, të thelloni dituritë e të përsosni aftësitë tuaja sa më shumë, që kokëlartë e me dinjitet të përballoni sfidat të cilat ju presin si qytetarë akademikë të këtij vendi.

Një vit akademik të mbarrë ju uroi edhe Zëvendësminstri i Arsimit dhe Shkencës në RMV, z.Lulzim Aliu.

Lulzim Aliu-zv minister i Arsimit dhe Shkencës në RMV

Kjo përvojë e fituar në universitet na ndihmon të ndërtojmë karakterin dhe të forcojmë besimin në vetvete, duke na bërë më të përgatitur për jetë. Ndërsa vazhdojmë të zhvillohemi si individë, arsimi do të mbetet një burim frymëzimi, duke na hapur dyer të reja për karrierë dhe rritje personale.

Ndryshe, qeveria siguroi  mbi 35-milion euro për ndertimin e kampusit universitar Nënë Tereza. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share