Filloi Forumi i Prespës për Dialog 2023 në Strugë

Ka filluar në Strugë Forumi i Prespës për Dialog 2023, ku sot dhe nesër politikanë të vendit, rajoni dhe bota do të japin idetë e qëndrimet e tyre për çështjet aktuale dhe tema të ndryshme të paracaktuara në program, përcjell KlanM.

Forumi i Prespës për Dialog (FPD) është platformë e krijuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u mundësuar vendeve, udhëheqësve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe t’i forcojnë partneritetet.

Në bazë të rezultateve dhe përvojave që kontribuuan që Maqedonia e Veriut të zhvillohet në një shtet modern, demokratik dhe multietnik bazuar mbi vlerat evropiane, FPD ka për qëllim frymëzimin dhe promovimin e marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit. Platforma është konceptuar si vend për të shkëmbyer pikëpamje dhe ide mbi zgjidhjet e mundshme për çështje të hapura bilaterale, duke ndihmuar qeveritë, institucionet dhe shoqërinë civile, duke përfshirë të rinjtë, për të zbatuar me përpikëri frymën dhe dispozitat e marrëveshjeve bilaterale dhe rajonale të nënshkruara .

Pjesëmarrësit e FPD-së do të kenë mundësi unike që me diskutimet, vlerësimet dhe propozimet e tyre, të vënë vulë personale në forcimin e stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, për të pasuruar bashkëpunimin rajonal dhe për të projektuar një imazh pozitiv të rajonit brenda integrimit të tij europian dhe kontekstit ndërkombëtar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share