OSMANI: NË LIGJ DO TË PËRFSHIHEN AKTET JURIDIKE TË SHBA-SË DHE MBRETËRISË SË BASHKUAR
Propozim ligji për masat restriktive do të përfshijë edhe luftën kundër korrupsionit dhe në të do të shtohen aktet juridike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar si bazë për vendosjen e masave restriktive nga shteti përveç atyre të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi sot ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Ai tha se me ndryshimet e reja të këtij ligji, do të precizohet procedura dhe hapat konkret të cilat i ndërmerr shteti pas vendimit për masa restriktive.
“Si qëllim të masave restriktive përveç sigurisë dhe zhvillimit të demokracisë në përgjithësi, e vendosim edhe korrupsionin dhe luftën kundër korrupsionit de keqpërdorimit të detyrës zyrtare si dhe kërcënimeve hibride ndaj shteti. Do të thotë, këto janë si qëllime shtesë të cilat po vendosen tani me këto ndryshime të ligjit”, tha Bujar Osmani.
Osmani më tej a sqaruar edhe procedurën dhe hapat konkret të cilat i ndërmerr shteti pas vendimit për masa restriktive.
“Institucioni i cili propozon detyrimisht dërgon të gjitha materialet dhe dëshmitë deri të Prokuroria Publike, prokuroria publike në bazë të këtij ligji është e obliguar që menjëherë të nis procedura hetimore dhe nëse kjo procedurë hetimore përfundon me ngritje të akuzës atëherë detyrohet që përkohësisht bartësi i funksionit publik të largohet nga detyra deri të një vendim i plotfuqishëm gjyqësor, por nëse bëhet fjalë për një subjekt juridik, atëherë ai subjekt nuk mund të marrë pjesë në prokurimet publike”, tha Osmani.
Deri më tani si bazë për masa restriktive kanë qenë vetëm vendimet e këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara, aktet juridike të Bashkimit Evropian, si dhe me kërkesë të shteteve tjera, mirëpo vetëm për çështje të terrorizmit dhe proliferimit të armëve.
Propozimet për ndryshime të ligjit u iniciuan nga zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, pas zgjerimit të listës së funksionarëve të cilët u shpallën të padëshiruar në SHBA për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të profilit të lartë./KlanMacedonia