Filloi debati për shkarkimin e ministrave të ASH-së

KUVEND

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme plenare, filloi debatin për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës nga radhët e ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu dhe ministrave të ri, të propozuar në vend të tyre.

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi në elaborimin e propozimit për shkarkimin e ministrave, tha se kjo nuk ka të bëjë me aspektin e përgatitjes profesionale, por baza e shkarkimit sipas tij, ka të bëjë me obligimin ligjore të ligjit për Qeveri.

“Ministrat që janë propozuar për shkarkim, pas një publikimi në Facebook të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët se, nga ai moment do të veprojnë si opozitë, se do ta mbështesë opozitës, sipas ligjit, është se nuk mund të ketë dy subjekte opozitare në përbërjen e qeverisë dhe ajo është arsyeja bazë për çka propozohet ky shkarkim” – tha Talat Xhaferi.

Shkarkimi i ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës nga radhët e ASH-së, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, është në rend dite në seancën e sotme parlamentare. Para fillimit të seancës, koordinatori i grupit parlamentar i ASH-së, Adnan Neziri tha se e kanë shumicën e nevojshme për shkarkimin e ministrave.

“Në bazë të statutit të partisë, neni 152, 154, 156 dhe neni 84, Këshilli drejtues i Aleancës për Shqiptarët me 5 vota nga 7 në mënyre unanime vendosi: – Për Ministër të Shëndetësisë propozohet mjeku i mirënjohur z.Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik – Tetovë. – Për ministër të Shoqërisë informatike dhe për Administrat propozohet z.Naim Bajrami, Magjistër i Shkencave politike” – tha Adnan Neziri.

Ndërkohë, deputeti i ASh-së, Halil Snopçe, që mbështet vendimin e liderit të partisë, Arben Taravari, tha se vendimi për t’iu bashkuar opozitës në zgjedhje, nuk ka të bëjë me pozitën aktuale të ASH-së, e cila është pjesë e Qeverisë, por ka të bëjë me periudhën zgjedhore. Prandaj, ai madje e quajti “puç”, shkarkimin e dy ministrave të kësaj partie, të cilët po ashtu u radhitën në anën e Taravarit.

“Vendimi nuk ka të bëjë me largimin e Aleancës për Shqiptarët prej kësaj qeverisje. Që do të thotë se, ky vendim është një vendim paushall dhe ka tendencë për të bërë një puç në Aleancën për Shqiptarët nga ana e Qeverisë, nëse është e vërtetë dhe për të shkarkuar ministrat e ASH-së. Pra, ASH nëse ndodhë kjo nuk do të përjashtohet nga Qeveria, por Qeveria e përjashton Aleancën për Shqiptarët nga qeverisja e përbashkët” – tha Halil Snopçe.

Taravari mbrëmë thirri mbledhje të Kuvendit në Kumanovë, ku edhe mori mbështetjen e shumicës, për koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit të partisë, Ziadin Sela, ka thirrur për të shtunën mbledhje, ku në rend ku në rend dite është shkarkimi i Taravarit nga pozita e liderit të partisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share