Fillkov: Nuk tërhiqem nga posti i Ministrit të Drejtësisë, nuk do të kandidohem për kryetar të Karposhit

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, theksoi sot se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga posti i tij ministror, as të kandidojë për kryetar të Komunës së Karposhit. Ai deklaroi se nuk ka planifikuar as të tërhiqet nga funksioni dhe as të kandidojë për këtë post lokal, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë për reformat.

“Absolutisht jo. Si do të afrohemi drejt zgjedhjeve lokale, folklori ynë do të jetë akoma më interesant. As nuk planifikoj të tërhiqem nga ky funksion, planifikoj të vazhdoj me reformat. As nuk planifikoj të kandidoj për kryetar të Komunës së Karposhit,” u shpreh Fillkov.

Ai gjithashtu theksoi se marrëdhëniet brenda koalicionit qeveritar janë të shkëlqyera, dhe beson se do të vazhdojnë të mbeten të tilla. “Marrëdhëniet në koalicion janë të shkëlqyera, më të mira se kaq nuk mund të jenë,” shtoi ministri i Drejtësisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share