FILIPÇE VLERËSON SE NDARJA E RMV-SË NGA SHQIPËRIA ËSHTË HUMBJE E MADHE
NGA VLEN PRESIN KOOFIRMIN ZYRTARË DHE MË PAS DO KOMENTOJNË
Ndarja Shqipëri nga Maqedonia e Veriut në rrugët drejtë integrim në BE, është humbje e madhe për vendin është katastrof për quyeyatrët. Kështu vlerëson partia më e madhe opozitare në vend LSDM. Kreu I saj Venko Filipçe tha se kryeministri dhe VMRO-ja humbën edhe një mundësi të madhe që në këtë vend të jetohet më mirë. Ai ka akuzuar Qeverinë se në vend së të përmirësoj raportet me fqinjët ajo po krijon atmosfer tensionuese .
VENKO FILIPCE
“Me këtë vendim qartësohet se Shqipëria do të marrë dritë jeshile për vazhdim të fazës së dytë të bisedimeve me Bashkimin Europian dhe hapjen e klasterit të parë. Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është humbje e madhe e politikave të Qeverisë në planin për Integrim Europian të vendit. Kjo është një katastrofë për të ardhmen e qytetarëve për fat të keq ky rast i ri i humbur do të ndikojë në shumë familje dhe mbi një gjeneratë të tërë të re.”
Kanë reaguar edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Izet Mexhiti thotë se duhet të presim njëher konfirmim zyrtar se Shqipëria është ndarë nga Maqedonia më pas do të komentoj.
IZET MEXHITI
“Ti presim informacionet zyrtare, sido që të jetë Qeveria aktuale është e përkushtuar maksimalisht në rrugën drejtë integrimit në BE po punojmë intenzivisht në këtë drejtim mbetet në prioritetet më të larta tona. Shpresojë se së shpejti do të gjejmë zgjidhje.”
Ndërsa Billal Kasami thotë se kjo që po ndodhë është rezultat I politikave të gabuara të vendit në të kaluarën.
BILALL KASAMI
“Sigurisht që ne si Qeveri ripunojm seriozisht për tejkalimin e kësaj situate do të kishim dashur që të kemi partnerë në këtë drejtim edhe në Bruksel edhe tek fqinji lindor por ne si kualicion Vlen por edhe si Qeveri sigurisht që përshëndesim avancimin e Shqipërisë por njëherësi do të punojm seriozisht që sa më shpejt edhe Maqedonia e Veriut të hap kapitullin e pare dhe të vazhdojë procesin e integrimit në Bashkimin Europian.”
Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar në rrugën e saj drejt BE-së deri në ndryshimet kushtetuese me të cilat bullgarët do të futen në preambullën e saj. /tvklan.mk