Filipçe reagon ashpër kundër themelimit të Akademisë Shqiptare të Shkencës

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe është shprehur katagorikisht kundër idesë së koalicionit VLEN për krijimin e një Akademie Shqiptare të Shkencës dhe Arteve.

Në reagimin e tij, Filipçe thotë se LSDM nuk përkrahë institucione paralele dhe se shkenca nuk mund të etnizohet.

Reagimi i plotë:

Jam i shqetësuar dhe e kundërshtoj kategorikisht idenë e krijimit të një Akademie të re paralele të Shkencave dhe Arteve. Ekziston një precedent për krijimin e institucioneve “etnikisht të pastra”, dhe e njëjta ide ishte hedhur poshtë pa mëdyshje më parë nga akademikët aktualë.
LSDM nuk do të përkrah asnjë paralelizëm në institucione. Shkenca nuk duhet të etnizohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast. Për LSDM-në dhe për mua si president ky është një mesazh politik tendencioz që i shërben vetëm synimeve për të nxitur përçarje që sjellin dëme të mëdha për qytetarët dhe shoqërinë.
Më vjen keq që VMRO-DPMNE-ja hesht ndaj kësaj ideje dhe kështu e aprovon. LSDM do të kundërshtojë me të gjitha mekanizmat në dispozicion nëpër komuna që duhet ta financojnë këtë projekt.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share