Filipçe: LSDM e ka kaluar krizën e zgjedhjeve të fundit

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot tha se partia po kthehet në formë dhe se kriza nga zgjedhjet ka kaluar.

Ai ka theksuar se në periudhën e kaluar ka pasur takime të vazhdueshme me anëtarë të partisë edhe me ata që janë aktivë edhe me ata që janë të pakënaqur me situata të caktuara.

Ai bëri të ditur se gjatë verës do të formohen grupet punuese, ku do të jenë të gjithë anëtarët e partisë, pavarësisht nëse aktualisht janë pjesë e organeve partiake.

Do të fillojnë edhe përgatitjet për zgjedhjen e delegatëve të rinj për kongresin e partisë, ndërsa Filipçe pret që ky proces të përfundojë deri në tetor.

“Partia do të përgatisë një strategji të re për, dokument për të cilin do të punohet nën kryesinë e tij dhe i cili do të afirmojë vlerat socialdemokrate”.

“Grupi Parlamentar i LSDM-së, ka përgatitur amendamente në lidhje me ribalancimin e Buxhetit, për të cilat po debatohet sot në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet”, tha Filipçe.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share