Filipçe kundër “Akademisë shqiptare” kërkon bllokimin e “financuesve”!

LSDM-JA NUK I HARRON “BRANITELLAT”

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka akuzuar pushtetin për partizim të Agjecisë Kombëtare për Siguri. Kreu i kësaj partie Venko Filipce ka thënë se për këtë veprim të shumicës do ti njoftojë të gjithë partnerët strategjik dhe do ti ftojë të reagojnë  për këtë veprim që për të është nëncmues.

“Mickoski me këtë veprim rikthehet tek paraardhësi i tij kur këto institucione përdoreshin për përballje me disidentët politikë dhe gazetarët. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta interpretuar këtë emërim në këtë pozicion vërtet të ndjeshëm. Ne do t’i informojmë të gjithë partnerët tanë strategjikë dhe do të kërkojmë mendimin dhe reagimin e duhur për emërimin e Hristovskit”, tha Venko Filipce.


Ai gjithashtu i bëri thirrje Presidentes Gordana Siljanovska Davkova që të pronocohet dhe të ndalojë paralajmërimin për bashkimin e  Agjencisë së Sigurisë Kombëtare me Agjencinë e Inteligjencës.

Foli edhe për ligjin e branitellave dhe tha se nuk është e vërtetë që LSDM-ja është duke përgatitur ligj të posacëm për UCK-në. Shtoi se LSDM-ja nuk do të heqë dorë asnjëherë nga ligji i “Branitellave”.

Duke komentuar formimin e akademisë shqiptare të financuar nga Komunat, Tetovë, Cair, Gostivar dhe Zhelinë, Filipce kërkoi që ministrja e Financave të kontrollojë fondet dhe ti bllokojë komunat në fjalë.

“E gjykojmë ashpër përfshirjen e çështjeve etnike në shkencë, mendojmë se një gjë e tillë nuk sjell asnjë kualitet, për më tepër përçarja dhe fragmentalizimi i tillë vetëm e zvogëlon kualitetin.  Nuk shohim mundësi ligjore që atë që e paralajmëruan komunat mund ta bëjnë të njëjtën për këtë shkak e ftojmë ministren e financave që nëse ka paralajmërime për harxhime jo ligjore të mjeteve të buxheteve komunale respektivisht për diçka që ata nuk kanë leje të bllokohen ata mjete” – tha Filipçe.

Ndryshe, sot kreu i LSDM-së njoftoi se grupi I tyre parlamentar ka propozuar në kuvend ligj për rrtijen e rrogës minimale në 27.700 denar dhe ju bëri thirrje të gjithë deputetëve të përkrahin të njejtin. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share