Filipçe dhe Mexhiti sot para Komisionit Hetimor për skandalin me Onkologjinë

Sot është caktuar seanca e re e Komisionit Hetimor për të hetuar akuzat për skandalin që po trondit klinikën për radioterapi dhe onkologji.

Ish-ministri dhe aktual i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Fatmir Mexhiti duhet të deklarohen para deputetëve pasi dje ka përfunduar shqyrtimi i raportit të auditimit nga Komisioni për financim dhe buxhet.

Komisioni i djeshëm përfundoi me disa konkluzione, ndër të cilat përgjegjësit e klinikës së onkologjisë duhet të zbatojnë rekomandimet e auditorit shtetëror nga raporti për vitin 2021, të hartojnë protokollet mjekësore për lidhjen e pacientëve me terapinë biologjike, të bëjnë inventarizimin e të gjitha pasurive sipas rregulloret e kontabilitetit të buxheteve dhe përfituesve buxhetorë.

Në mars të këtij viti Enti i Kontrollit Shtetëror ka publikuar një raport auditimi, ku ndër të tjera thuhet se është prokuruar terapi biologjike, por nuk ka pasur para të mjaftueshme, nuk ka pasur edhe protokolle mjekësore, d.m.th. do të vendoste rregullat dhe kriteret për bashkimin e pacientëve në terapi biologjike.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share