SA MË SHPEJT TË THIRRET SEANCA PARLAMENTARE PËR PLANIN E QEVERISË
Lideri I LSDM-së, Venko Filipçe sërish I ka bërë thirrje Kryeministrit Mickoski dhe Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, që në seancë parlamentare ta bëjnë publike planin për integrimin evropian të vendit. Ai u zotua se LSDM-ja do të mbështesë çdo strategji qeveritare, që do të thotë jetë më të mirë për qytetarët, por, sic u shpreh, nuk do të pranojnë premtime boshe.
VENKO FILIPÇE – KRYETAR I LSDM-së
“Nuk na duhen floskula, e as parulla mitingjesh, na duhet plani konkret në Kuvend. Kryeministri dhe VMRO-DPMNE erdhën në pushtet me premtime të mëdha se do ta përmirësojnë pozitën tonë në këtë process negociues, se do të sigurohen kushte më të mira. Duke marrë parasysh se kjo nuk ndodh, kurse ata bllokuan procesin e integrimit evropian dhe këtë nuk e thanë gjatë fushatës. Ne do të presim të shohim se si do të zhvillohet ky process, do ta mbështesim cdo strategji të Qeverisë që do të sigurojë kushte më të mira në procesin e negociatave. Por, nuk do t`u shërbejmë si alibi e as që do të rrijmë anash derisa ata manipulojnë dhe gënjejnë opinionin dhe qytetarët”