Figura e terroristit serb të vrarë në Kosovë shfaqet sërish në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Tifozeria famëkeqe serbe e Crvena Zvezdës, “Delije”, kanë shkaktuar një tjetër skandal të madh, kësaj radhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Huliganët ultranacionalist serb, gjatë ndeshjes Crvena Zvezda – Leipzig, kanë shfaqur në tribunë figurën e njërit prej terroristëve serbë, të vrarë gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, në Kosovë.

Figura e terroristit, Stefan Nedeljkoviq, është bërë pjesë e tribunës së huliganëve famëkeq, për faktin se ai ishte anëtar i tifozerisë nga Beogradi.

Nedeljkoviq është nderuar edhe më parë në ndeshjet e futbollit në Serbi.

Atij i ishte kushtuar edhe një koreografi gjigante nga po të njëjtit tifozë.

Nedeljkoviq u vra nga Policia e Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, i cili ishte pjesë e grupit terrorist që vranë policin hero të Kosovës, Afrim Bunjakun.

Përveç Nedeljkoviqit, në Banjskë u vranë edhe dy terroristë tjerë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share