Futbollistët: Më shumë kohë për t’u përgatitur e pushuar
Sindikata e Futbollistëve Profesionistë nuk e përqafon idenë që finalet e Botërorit të zhvillohen përsëri në dimër. FIFPRO nxorri përfundimet në një raport, duke shfrytëzuar statistikat e futbollistëve pjesëmarrës në Katar 2022 dhe intervistimin e 64 prej tyre.
Ngjeshja e ndeshjeve të klubeve dhe përfaqësueseve sipas FIFPRO ishte edhe një nga shkaqet që solli edhe largimin nga Kombëtarja e Francës të Raphael Varane në moshën 29-vjeçare.
Në raport thuhet se lojtarët kërkojnë më shumë kohë për tu përgatitur dhe për të pushuar pas një turneu të tillë. 86% e tyre duan të paktën 14 ditë para se të luajnë një sfidë të Botërorit dhe 61% kanë nevojë nga 14 deri në 28 ditë pushim e më pas të kthehen tek ekipet e tyre.
Lodhja erdhi edhe për shkak të shtesave të gjata ku mesatarja ishte 11,6 minuta që përkthehet në 1,6 kilometra më shumë vrapim. Futbollistët që luajnë në Premier League patën më shumë minuta aktivizim, ndërsa ata të Barcelona ishin më të shumtë 17 të tillë të grumbulluar nga përfaqësueset e vendeve të tyre.
Tv Klan