FIFA renditja, RMV-ja dhe Kosova humbin një pozitë

RENDITJEN E KRYESON BRAZILI ME 1841 PIKË

Brazili me 1841 pikë është në krye të renditjes së FIFA-s që është publikuar sot,  Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë rënje pë nga një vend, ndërsa Shqipëria mbetet në pozitën e 66-të

Shtëpia më e madh në botën e futbollit  FIFA, ka publikuar renditjen e përgjithshme të ekipeve kombëtare pas përfundimit të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut  në futboll, ka shënuar rrënie për një pozitë, në renditjen më të re të FIFA-s. Disfatat ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, ndikuan që Maqedonia të kalojë nga pozita e 64-të në pozitën e 65-të të renditjes për muajin tetor.

Ndërkaq, Shqipëria mbetet në pozitën e njëjtë. Kuqezinjtë morën vetëm një pikë në dy duelet e muajit tetor përballë Izraelit 1-2 dhe Islandës 1-1, ndërkohë që nuk ka ndryshime. Kuqezinjtë e Edi Rejës vijojnë të renditen në vendin numër 66.

Kosova ka humbur një pozicion, edhe pse triumfoi 5-1 ndaj Qipros. ‘Dardanët’ dolën pa pikë nga transferta me Irlandën e Veriut (2-1) përpara se të fitonin bindshëm në “Fadil Vokrri”. Kombëtarja jonë renditet në vendin e 107.

Renditjen e kryeson Brazi;li  para Belgjikës, Argjentinës, Francës dhe Anglisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share