Shkak, nisja e hetimeve për puthjen ndaj Hermoso
Kjo puthje që presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit Luis Rubiales i dha futbollistes së kombëtares Jenni Hermoso pas fitores së Kupës së Botës ka marrë përmasa gjigande. Fillimisht kritika ndaj presidentit nga mediat që më pas u theksuan edhe nga segmente të politikës dhe qeverisë ndërsa tashmë janë kthyer në protesta pasi Rubiales nuk pranoi të dorëhiqet pas ngjarjes.
Dhjetëra tifozë janë parë të protestojnë në dyert e Federatës teksa mediat raportojnë se 81 lojtarë të ekipeve kombëtare nuk do të luajnë në ndeshjet e radhës.
Në dritën e këtyre ngjarjeve komiteti disiplinor i FIFA pezulloi për një periudhë 90 ditore presidentin Rubiales nga të gjitha aktivitetet lidhur me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Rubieles është urdhëruar që ai, Federate Spanjolle apo palë të treta të dërguar prej tyre të mos kontaktojnë me futbollisten apo me rrethin e saj të ngushtë.
Tv Klan