FIFA nuk kursehet për botërorin e femrave

Kupa e Botës për femra që po mbahet në Australi dhe Zelandën e Re është më e kushtueshme për arkat e FIFA-s. Edicioni i nëntë i këtij turneu ka vendosur një rekord sa i përket shifrave që do i shkojnë Federatave pjesëmarrëse. Por përveç kësaj do të garantojë një shpërblim për të gjithë lojtarët e thirrur nga ekipet e tyre kombëtare.

FIFA ka garantuar një çmim prej afro 100 milionë eurosh për 32 skuadrat që do marrin pjesë, trefishuar nga ai i vitit 2019, ku 24 ekipe ndanë mes tyre vetëm 27 milionë euro. Kombëtarja kampione do marrë një çek prej 3.9 milionë eurosh, ndërsa nënkampionet 2.7. Shifër të ngjashme do përfitojë edhe vendi i tretë, ndërsa i katërti ndalet në shumën e 2.2 milionë eurove.

Ndërkaq, mediat spanjolle kanë zbuluar edhe shifrat që do përfitojnë te kombëtarja Iberike. Të gjithë futbollistet do marrin 27 mijë euro gjatë fazës së grupeve, shifër e dyfishuar nga 4 vite më parë. Shifra dyfishohet pas kalimit në raundin e 1/16-ave, teksa 81 mijë euro për çdo lojtare vlen kualifikimi në raundin çerekfinal.

Shifër që do të rritet në 242 mijë euro nëse Spanja ia del të shpallet kampione note. Shpallja nënkampione bote do detyronte federatën spanjolle të paguante rreth 175 mijë euro lojtaret e saj, 162 mijë euro për një vend të tretë dhe 148 mijë euro vendi i katërt.

Klan News

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share