FIFA: Mesazhe politike – Serbia nën hetime

FIFA zyrtarisht ka hapur hetime kundër Serbisë dhe sipas të gjitha gjasave do të shqiptojë dënim, si pasojë e mesazheve politike nga ndeshja e parë.

Një flamur nga zhveshtorja e Serbisë ku shkruhej “nuk dorëzohemi” dhe ku ishte vizatuar territori i Kosovës është bërë viral në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të ashpra nga institucionet e Kosovës.

Ankesat kanë mbërritur tek FIFA që ka njoftuar Federatën serbe se është nën hetime.

FIFA nuk ka publikuar se kur do ta jep verdiktin, por ka shumë gjasa që epilogu të dihet të Hënën para orës 11.00, kur Serbia do ta zhvillojë ndeshjen kundër Kamerunit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share