FIFA dhe UEFA shkaktuan skandal në shortin e Kupës së Botës

FIFA dhe UEFA ndezën zemërim të premten pasi një ‘gabim’ i madh u vërejt gjatë shortit kualifikues të Kupës së Botës.

Shorti i shumëpritur në Cyrih ishte i disponueshëm për t’u transmetuar drejtpërdrejt në FIFA+ dhe kanalin zyrtar në YouTube.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino prezantoi ngjarjen përpara se Robert Pires, Gianluca Zambrotta, Rachel Yankey, Ariane Hingst dhe Fernando Llorente të ndërhynin për të ndihmuar procedurat.

 

Por përpara se të hidhej shorti, përgjegjësit shfaqën një prezantim me faktorë që “duhen pasur parasysh”.

Këtu, marrëdhëniet ndërkombëtare u përmendën si një faktor që mund të ndikojë në cilin ekip shkon një grup, dhe një hartë e Ukrainës u shfaq pa Krimenë e pushtuar përkohësisht.

Përmes një postimi në X, llogaria KarpatyLvivFC reagoi ndaj incidentit.

 

Ata shkruan: “A je mirë, @FIFAcom? Po u tregon vendeve që nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën në të njëjtin grup kualifikues për Kupën e Botës. Përveç dështimit për të njohur Bjellorusinë si një nga agresorët dhe për ta pezulluar atë nga gara, ju po shkelin gjithashtu kufijtë sovran të Ukrainës”.

Llogaria shtoi: “Krimea ishte, është dhe do të mbetet e Ukrainës. Dhe duke bërë këtë, ju po luani në duart e pushtuesve dhe agresorëve, duke legjitimuar veprimet e tyre”.

Një tifoz shkroi: “Gjatë shortit të @FIFAWorldCup 2026 të mbajtur në selinë e FIFA-s në Cyrih, u shfaq një hartë e Ukrainës pa Krimenë e pushtuar përkohësisht. Harta u shfaq gjatë shortit, ku Kombëtarja e Futbollit mësoi rivalët e saj”.

 

Një i dytë tha: “Ky është një skandal absolut. Në raportin zyrtar të kualifikimeve të Kupës së Botës, Krimea është markuar nga FIFA si ruse”.

Një i tretë shtoi: “Pse nuk e tregon Krimenë si pjesë të Ukrainës? OKB-ja e njeh atë si pjesë të Ukrainës”.

Në nëntor, UEFA dhe FIFA zgjatën ndalimin mbarëbotëror të Rusisë nga futbolli përpara shortit për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Kjo do të thotë se as ekipet e meshkujve dhe as e femrave nuk mund të luajnë në Kupën e Botës apo Kampionatin Evropian. Klubet vendase gjithashtu nuk mund të luajnë në garat e UEFA-s. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share