Fidan – Mucunski: Turqia është një mik i dëshmuar dhe aleat i NATO-s i Maqedonisë së Veriut

Turqia e mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e saj dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, tha ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, i cili ndodh për vizitë zyrtare në vend.

“Kishim një agjendë intensive. E vlerësojmë shumë bashkëpunimin, miqësinë dhe aleancën me Maqedoninë. Ne diskutuam se si mund ta përmirësojmë këtë bashkëpunim. Si Turqi, ne shprehim interesin tonë për nënshkrimin e Bish – Këshillit strategjik për bashkëpunim. Turqia synon të rrisë bashkëpunimin ekonomik dypalësh në dy miliardë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim kompanitë turke për të investuar në vend. Vazhdojmë edhe me bashkëpunimin ushtarak, përmes pjesëmarrjes në stërvitje të përbashkëta”, deklaroi Fidan pas takimit me Mucunskin.

Maqedonia e Veriut ka një vend të veçantë për mua, theksoi Fidan, dhe besoj se trashëgimia osmane është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të vendit dhe ne do të vazhdojmë me bashkëpunimin në këtë fushë.

“Komuniteti turk në vend na lidh fort, si Ura e Gurit në qendër të qytetit. Ne dëshirojmë të kemi paqe dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin dhe si Turqi jemi aktivisht të përfshirë në këtë. Prandaj ne do të rrisim aktivisht bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut”, theksoi Fidan.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, i cili është nikoqir i homologut turk Fidan, në një konferencë të përbashkët për shtyp deklaroi se Turqia është miku ynë i dëshmuar dhe aleati ynë i NATO-s. Mucunski e vlerësoi vizitën e sotme si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe se si vizitë të parë të një ministri të huaj për Punë të Jashtme që nga marrja e detyrës, siç theksoi, është një konfirmim i fortë i partneritetit strategjik gjithnjë e më të fortë.

“Tradicionalisht, marrëdhëniet e mira kanë një efekt pozitiv në bashkëpunimin ekonomik. Ne me Turqinë ndajmë pikëpamje të përbashkëta edhe për çështjet e sigurisë edhe për ato rajonale. Veçanërisht e njoftova me rrugën tonë të integrimit evropian, me theks të veçantë se parashikueshmëria është shumë e rëndësishme”, deklaroi Mucunski.

Që nga pavarësia e saj, theksoi Mucunski, vendi ynë ka qenë në gjendje të mbështetet te Turqia si miku dhe mbështetësi ynë për arritjen e qëllimeve tona strategjike.

Fidani, siç është paralajmëruar, do të vizitojë edhe Kuvendin e RMV-së, ku do të ketë takim me kryeparlamentarin Afrim Gashi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share