FFM vendosi. Finalja e Kupës në Strumicë

Në Strumicë do të mbahet finalja e edicionit të sivjetmë të Kupës së Maqedonisë, njoftoi Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), pas mbledhjes së Bordit Drejtues.

FFM-ja pritet të shpallë edhe datën dhe orën e finales në të cilën do të luajnë fituesi aktual i trofeut të Maqedonisë, Gjorçe Petrov dhe Struga Trim Lum.

Në të kaluarën, Strumica ishte nikoqire e finaleve të kupës në vitin 2017 dhe 2018.

Bordi drejtues në mbledhjen e sotme ka vendosur që Asambleja e rregullt e Përgjithshme e FFM-së të mbahet më 27 maj në Shkup.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share