Aleksandar Stavrev refer kryesor në derbin Shkupi – Shkëndija
Në pragë të fillimit të pjesës pranverore në Ligën e parë dhe të dytë, komisioni për gara ka vendos që të gjitha ndeshjet e javës së 19-të të ligës së parë dhe ato të javës së 16-të në ligën e dytë unike, ka vendos që të gjitha takimet të fillojnë me një minutë në shenjë të atyre që kanë humbur jetën nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt 2023.
Nga ana tjetë komisioni pë delegimin e referëve ka publikuar emrat e të gjithë arbitrave që do të ndajnë drejtësi në javën e 19-të në Ligën e parë të futbollit vendor.
Drejtësinë në derbin e xhiros së 19-të, mes FC Shkupi – Shkëndija, që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Kërçovë, do ta ndaj Aleksandar Stavrev nga Shkupi. Në Kavadar në takimin Tikveshi – Struga Trim Lum, drejtësia i është besuar të ndaj referit kërçovar Aleksandar Grujoski. Në Shtip Bregallnica – Skopje , drejtësi ndanë Stojançe Trpçvski nga Kavadari, në Prilep ku takohen Pobeda – Rabotniçki referon Jovan Kaçevski nga Struga dhe në Gjorçe Petrov, kua takohen Makedonija Gj.P – Akademia Pandev , referon Igor Stojçevski nga Shkupi. Të gjitha ndeshjet e javës së 19-të zhvillohen të dielën me fillim në orën 14:00.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/