FFM: Seleksionuesi Milevski publikoi listën me 28 futbolliost për miqësoret me Moldavinë dhe Malin e Zi

Në pritje të dy ndeshjeve miqësore kundër Moldavisë më 22 mars, dhe kundër Malit të Zi më 25 mars që do të zhvillohen në Antalia të Turqisë seleksionuesi Bllagoja Milevski sot ka publikuar listën me 28 futollistë të ftuar për këto dy përballje.

PORTIERËT: Stole DIMITRIEVSKI – Rayo Vallecano, Spanjë, Damjan SHISHKOVSKI – Ararat, Armenia, Igor ALEKSOVSKI – Rabotniçki, Dejan ILIEV – Sarajevë, BiH

MBROJTJA: Visar MUSLIU – Paderborn, Gjermani, Todor TODOROVSKI – Politeknik Iasi, Rumani, Nikola SERAFIMOV – Fehervar, Hungari, Jovan MANEV – Adana Demirspor, Turqi, Ezgjan ALIOSKI – Al Ahli, Arabia Saudite, Bojan DIMOVSKI – Akron,Rusia, Lirim Qamili – Hvidovre, Danimarkë, Stefan ASKOWSKI – Alashkert, Armeni, Gjoko ZAYKOV – Craiova, Rumani, Darko VELKOWSKI – Dinamo Bukuresht, Rumani;

MESËFUSHORËT Enis BARDHI – Trabzonspor, Turqi, Jani ATANASOV – Krakov, Poloni, Agon ELEZI – Bochum, Gjermani, David BABUNSKI – Mezekeveszd, Hungari, Tihomir KOSTADINOV – Piast Gliwice, Poloni, Davor ZDRAVKOVSKI – Mederwell Skoci dhe Eljif Elmaz – Leipcig  Gjermani

SULMUESITBojan MIOVSKI – Aberdeen, Skoci, Milan RISTOVSKI – Bohemians 1905, Republika Çeke, Darko CURLINOV – Schalke 04, Gjermani, Aleksandar TRAJKOVSKI – Hajduk, Kroaci, Dimitar MITROVSKI – Varaždin,Seleksionuesi Blagoja Milevski , për faqen zyrtare të FFM-së pas publikimit të emrave të futbollistëve ka deklaruar:

Mezi presim takimin e ri pas një pauze të gjatë që nga ndeshja e fundit e eliminatoreve për Kampionatin Evropian. 28 futbollistë do të udhëtojnë drejt Turqisë. Besoj se nuk ka asnjë arsye për ndonjë ndryshim të madh. Mbetemi me besim te lojtarët që luajtën kualifikueset e fundit, duke thirrur për herë të parë Lirim Qamilin nga Hvidovre e Danimarkës. Bëhet fjalë për një futbollist ofensiv që ka një vazhdimësi lojërash të mira në klubin e tij dhe duam ta shohim në ambientin përfaqësues”.

Ndërsa  për rëndësin e këtyre ndeshjeve  dhe  kundërshtarët  ai  tha: “Ndeshjet kundër Moldavisë dhe Malit të Zi janë shumë të rëndësishme për ne në përgatitjet për kualifikueset e radhës, me theks të veçantë në forcimin e atmosferës së mirë dhe bashkimit. Duhet të jemi gati dhe plot motivim, edhe pse këto janë ndeshje miqësore. Duhet t’i hyjmë stërvitjeve dhe ndeshjeve seriozisht, me përgjegjësi dhe vendosmëri. Këtë do ta kërkoj nga të gjithë në ekip. Fokusi do të jetë në idetë taktike dhe se si duhet të dukemi në Ligën e Kombeve, dhe kjo do të thotë një lojë në të cilën do të jemi racional, të zgjuar, agresiv, kompakt dhe të fokusuar”.

Ndeshjet kontrolluese Maqedoni e Veriut – Moldavi luhet më 22 mars, ora 15:30 dhe ndeshja  tjetër Maqedoni e Veriut – Mali Zi  luhet më 25 mars, ora 18:00. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Mardan” në Antalia të Turqisë./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share