Seleksionuesi i reprezentacionit A, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve nga kampionati vendor të plotësuar me futbollistë që luajnë jashtë vendit , për ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite më 22 nëntor në Abu Dabi.
Pasi që publikoi emrat e futbbollistëve, seleksionuesi për faqen zyrtare të FFM-së deklaroi:
-“Para nesh është ndeshje e fortë kontrolluese kundër Arabisë Saudite, reprezentacion i cili është në fazën e përgatitjeve të fundit për Kampionatin Botëror. Kjo do të jetë mundësi e shkëlqyeshme për futbollistët e ftuar që në terren të përballen me kundërshtarë cilësorë, ndërsa ne si shtab profesional, realisht ta shohim potencialin dhe cilësinë e futbollistëve që mendojmë se janë në formën më të mirë për momentin në ligën tonë.
Qëllimi ynë ka qenë t’i ftojmë edhe Martin Mirçevskin (Serbi), Marko Simonovskin (Drita, Kosovë), Sefer Eminin (Sonderjiske, Danimarkë), Tomçe Grozdanovskin (Zllate Moravce, Sllovaki) dhe portierin Bekim Rexhepi (Partizani, Tiranë, Shqipëri), por një pjesë e tyre nuk arritën të marrin leje nga klubet e tyre sepse ndeshja do të zhvillohet jashtë terminit të FIFA-s për ndeshje miqësore, ndërsa disa prej tyre rikuperohen pas lëndimeve. Me ne do të jetë Darko Vellkovski i cili ka nevojë për ndeshje që të hyjë në formën e duhur të garës, ndërsa shans do të kenë edhe Martin Stojanovi dhe Kristijan Toshevski. Shpresoj se të gjithë futbollistët do të luajnë seriozisht dhe do të lënë përshtypje të mirë.”
Përgatitjet për ndeshjen kontrolluese kundër Arabisë Saudite do të fillojnë më 17 tetor. Në Qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” do të organizohen dy stërvitje para largimit drejt Abu Dabit.
Lista e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Arabisë Saudite.
Portierë: Kristian Naumovski (Shkupi), Kostadin Zahov (Shkëndija), Igor Aleksovski (Rabotniçki);
Mbrojtja: Darko Velkovski (Al Etifag, Arabia Saudite), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Mario Mladenovski (Shkupi), Kristijan Toshevski (Tiranë, Shqipëri), Bojan Ilievski (Makedonija GJ.P.), Zija Merxhani (Struga Trim Lum), Vladica Brdarovski (Shkupi);
Mesfushorë: Ivan Nikolov (Bregalnicë), Adem Ali (Shkupi), Ferhan Hasani (Shkendija), Bunjamin Shabani (Struga Trim Lum), Bojan Dimoski (Akademia Pandev);
Sulmues: Besart Ibraimi (Struga Trim Lum), Vlatko Stojanovski (Shkendija), Ljupçe Doriev (Shkëndija), Kristian Trapanovski (Shkupi), Metodija Maksimov (Rabotniçki), Martin Stojanov (Septemvri Sofje, Bullgari).