MILEVSKI: MË GËZON FAKTI SE TË GJITHË JANË MIRË ME SHËNDET
Seleksionuesi i përfaqësues A të Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën me 25 futbollistë të thirrur për dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2024” kundër Italisë më 17 nëntor në Romë dhe kundër Anglisë më 20 Nëntor në Shkup
Lista me reprezentuesit e ftuar është përfaërsisht e njëjtë nga ajo e para një muaji kundër Ukrainës. Seleksionuesi para gazetarëve arsyetoi listën e të ftuarve duke pohuar se të gjithë futbollistët që janë në listë nuk kanë lëndime.
“Sa i përket listës është i njëjti si herën e kaluar. Më gëzon se përfundimisht me ne do të jetë edhe Tiho Kostadinov i cili rikthehet nga reahbilitimi pas lëlndimit. Shpresoj se çdo gjë do të jetë në rregull dhe do të jetë pjesë e ekipit. Sa i përket tjerëve, janë të njejtë si herën tjetër. Më gëzon fakti se të gjithë janë mirë me shëndet dhe shpresoj se ashtu do të jetë edhe pas kësaj ndeshje të par dhe shpresoj se ashtu do të jetë edhe pas kësaj ndeshje të uikendit“ – tha Bllagoja Milevski.
Sa i përket pritshmërive për ndeshjet kundër Italisë dhe Anglisë seleksionuesi tha se nuk ka ndeshje të lehtë apo të vështirë.
“Kur luani për reprezentacioninm e e shtetit nuk ka dallim se a luani kundër Italisë apo Anglisë, ose Maltës apo Ukrainës. Kështu që më gëzon që kemi ekip të re të cilët në ndeshjet e shtatorit dhe ato të tetorit na kënaqën me një energji pozive, shpresoj se kështu do të mbetet edhe më tej” – tha Bllagoja Milevski, seleksionues i reprezentacionit A.
Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet të dielën më 13 nëntor te hotel Hilton, ndërsa përgatitjet do o të zhvillohen në kampin stërvitor të FFM-së.
Ndeshja Itali – Maqedoni e Veriut zhvillohet në stadiumin “Olimpiko” në Romë ,më 17 nëntor me fillim në orën 20:45. /KlanMacedonia/