FFM mbajti Kuvendin e rregullt vjetor

Federata e Futbollit të Maqedonisë mbajti Kuvendin e Përgjithshëm të Rregullt.

Në Kuvendin që u mbajt në Shkup, delegatët e pranishëm miratuan raportin e Kryetarit dhe Bordit Drejtues të FFM-së për vitin 2022, përcjell KlanM.

Organi më i lartë i federatës miratoi llogarinë përfundimtare për vitin e kaluar dhe buxhetin e federatës për vitin e ardhshëm dhe u miratua raporti i auditorit të pavarur. Delegatët e Kuvendit miratuan njëzëri raportin nga Administrata e FFM-së për përmbushjen e planit strategjik 2021-2025, si dhe u miratua edhe Strategjia e Qëndrueshmërisë Sociale.

Pjesa e punës e Kuvendit të Rregullt të sotëm të FFM-së është përcjellë nga përfaqësues të UEFA-s dhe FIFA-s. Denis Bastari, përfaqësues i departamentit të Shoqatave Kombëtare përfaqësoi UEFA-n, ndërsa Elkan Mammadov dhe Lorenzo Cavallari ishin përfaqësues të FIFA-s./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share