Federata e Futbollit të Maqedonisë, përmes Mk Tickets, partneri zyrtar në shitjen e biletave, ka filluar shitjen e biletave për ndeshjet e Kombëtares A të Maqedonisë kundër Finlandës dhe Azerbajxhanit, të cilat do të luhen më 17 dhe 20 nëntor në Arenën “Todor Proeski” Në Shkup.
Biletat shiten me çmim prej 150 denarë për tribunën veriore, 150 denarë. për tribunëne jugut (blloqet 1, 2, 5 dhe 6) dhe 200 denarë për blloqet qendrore 3 dhe 4 nga tribuna jugore e Arenës “Todor Proeski”.
Shitja e biletave për ndeshjet e ardhshme do të organizohet ekskluzivisht me praninë fizike të blerësve. Nuk do të ketë shitje elektronike (on-line) të biletave për arsye teknike (mosfunksionimi i lexuesve të biletave në Arenën Kombëtare).
MAQEDONI – FINLANDË (Arena “Todor Proeski”, 17 nëntor, ora 18:00)
MAQEDONI – AZERBAJAN (Arena “Todor Proeski”, 20 nëntor, ora 14:00)