Me një Gala Mbrëmjes Federata e futbollit të Kosovës shpalli Laureatët 2023”. Epiteti “Futbollistit më të mirë të vitit”, i takoi qendërmbrojtësit të Ballkanit dhe Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova. Futbollisti Dellova këtë çmim e fitoi falë votave të gazetarëve sportive të Kosovës.
Ai kishte fituar gjithësejt 108 vota të gazetarëve, duke lënë pas vetes bashkëlojtarin e tij te FC Ballkani, Nazmi Gripshi, me 76 vota. Çmimin futbollistit më të mire e ndau presidenti Agim Ademi.
Çmimi “Fadil Vokrri” i takoi Amir Rahmanit, golashënues më mire ishte Albion Rahmani, çmimi i karrierës iu nda portierit Samir Ujkanit, futbolliste e vitit u shpall Feride Kastrati, futbollisti më më mirë në futsal Bajram Ramadani. Trajner i vitit u shpall Ilir Daja, ndërsa ekipi më mire ashtu siç pritek ishgte FC Ballkani, referi më i mirë për vitin 2023 është zgjedhur Visar Kastrati.
Federata e Futbollit e Kosovës me çmim të veçantë në manifestimin “Laureatët e Vitit” nderoi presidentin e Federatës Shgqiptare të futbollit Armand Duka për arritje në UEFA dhe futbollin kombëtar, ndërsa edhe pë faktin se me kombëtaren e Shqipërisë ka arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Çmimin për z. Duka e ndau presidenti Agim Ademi bashkë me presidentin e FFM-së, Muamed Sejdini.
Për në fund duhet theksuar se s në kի galla mbaramje kryetari Agim Ademi prezantoi futbollistin Fisnik Asllani i cil ka pranuiar të luasj pë Kombëtaren kosovare. 21-vjeçari është pjesë e klubit të njohur gjerman, Hoffenheim.
Gjatë ceremoni՞së së mbrëshme FFK-ja ndau edhe disa çmime dhe mirënjohje për sportist merritor.