Fetahu në Klan Debat: Në Ramazan agjëron gjithë trupi, njeriu largohet nga veset e këqija!

Reisul Ulema Shaqir ef.Fetahu i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia ka folur për madhështinë e muajit të shenjtë të Ramazanit, e poashtu dhe aktualitetin ne Bashkësinë Fetare Islame në RMV.

Fetahu uroi besimtarët për muajin e Ramazanit, teksa tha se në këtë muaj agjëron gjithë trupi i njeriut pasi njeriu tenton të largohet nga veset e këqija.

“Ramazani nuk është vetëm largim nga haja dhe pija, por në Ramazan agjëron trupi, mendja, shpirti jonë. Njeriu largohet nga veset e këqija dhe afrohet me zotin”, tha Fetahu.

Ai shtoi se BFI edhe këtë Ramazan njejtë si vitet e kaluara ka përgaditur një program të pasur fetar për të gjitha myftinitë e vendit.

“BFI ka përgaditur një program të pasur për muajin e Ramazanit. Nisur nga program i Reisit, myftinivë, mini programeve të ndryshme e poashtu dhe ligjëratave nëpër xhami. Kemi një xhemat masic që e ndjen këtë muaj, dhe ndjek ligjëratat islame nëpër xhamitë e vendit”, tha Fetahu.

Fetahu tha se në momentet kur bota përballet me konflikte dhe pasiguri, besimtari i përjeton këto si sprova, ndaj duhet të luten për paqe. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share