Fetahu në Euro Klan: Autogoli i kushtoi shtrenjtë Çekisë, hapi rrugën e fitores për Portugalinë

Një ndeshje që u cilësua si “relativisht interesante” nga trajneri Saimir Fetahu gjatë një deklaratae për emisionin Euro Klan, Portugalia arriti të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Çekisë në një përballje që shfaqi momente të tensionuara dhe raste për të dyja ekipet. Pavarësisht se hyri në fushën e lojës si favorit dhe u prit të ofronte futbollin e saj karakteristikisht të bukur, Portugalia u përball me një kundërshtar që tregoi një paraqitje të fortë.

Ndeshja një kthesë dramatike kur një autogol i papritur nga një lojtar çek i dha Portugalisë avantazhin që i nevojitej për të siguruar fitoren. Ky incident shkaktoi zhgënjim të madh në kampin çek, por në fund Portugalia doli triumfuese me tre.

“Ndeshja Portugali – Çeki ishte një ndeshje relativisht interesante, me gola, me shumë raste për të dy ekipet, normalisht që Portugalia në këtë ndeshje hyri si favorit, dhe ajo gjithmonë na ka dhënë një futboll të bukur, por në fushë gjërat ndryshojnë dhe Çekia u paraqit jashtëzakonisht mirë duke e filluar ndeshjen me një avantazh 0-1. Normalisht të dy ekipet hynë në këtë ndeshje me një formacion 3,5,2, por si thash edhe më herët Portugalia ishte ekipi që e kishte iniciativën gjithë kohës, sulomonte me gjithzë fuqinë që kishte, mirëpo Çekia u mundonte të mbrohej me pesë lojtarë në mbrojtje, me tre mesfushorë dhe dy sulmues që përpiqeshin të dalin në kundërsulm. Ishte një ndeshje shumë e bukur, por lojtari me fat të keq në këtë ndeshje ishte ai që bëri dhe autogolin dhe ktheu rezultatin për Portugalinë.
Çekia nuk kishte ndonjë armë tjetër se si t’i kundërvihej Portugalisë, Çekia ka një ekip ku lojtarët janë shumë të lartë dhe realisht deri te goli i parë që shënoi nuk është se bëri shumë gabime por ja që fati ta kthen dhe shpinën, siç ndodhi me lojtarin që dha autogol, dhe i dha fitoren Portugalisë, si dha tre pikë”, tha Fetahu./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share