Përkujdes për 5 mijë fëmijë jetim në Maqedoninë e Veriut, ka paralajmëruar sonte kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu. Një projekt “grandioz”, siç e quan Fetahu, që do të realizohet me ndihmën e shoqatave nga Emiratet e bashkuara Arabe.
“Tani bëjmë regjistrimin e gjithë jetimëve në Maqedoni deri në moshën 13 vjeçare që janë pa prindin babë, dmht vetëm me nënën. Ata do të marrin një rrogë simbolike, do t’u paguhet shkollimi, kurset e ndryshme, seminaret, shëtitjet, ushqimi e pse jo edhe shtëpitë e tyre”, tha Fetahu në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia