Sonte nis Festivali i Teatrit Shqiptar – Moisiu. Ky eveniment do të bashkoj teatrot nga trevat shqiptare dhe atë: Teatrin Kombëtar të Shkupit, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e qujti organizimin si promovim të vlerave dhe identitetit në muajin e festave kombëtare.
“Nëntorin e lavdisë kombëtare po përkujdesemi që ta shënojmë ashtu si ka hije, të bashkuar në promovimin e vlerave të identitetit! Si asnjëherë më parë, përmes Festivalit “Teatri Shqiptar Moisiu” bëjmë bashkë Teatrin Kombëtar të Shkupit, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për të sjelluar në skenë shfaqet më të mira teatrore të kombit. Spektakël vlerash artistike që doemos duhet ndjekur!”, shkruan zv kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi./ KlanMacedonia/