Festivali “Teatri Kombëtar Moisiu” i ndan çmimin e karrierës të ndjerit Luran Ahmeti

Pas 12 netëve festive, ka perfunduar në mënyrë madhështore edhe edicioni i sivjetshëm i Festivalit Kombëtar të Teatrove “Moisiu”, festival ky i cili bashkoi teatrot nga të gjitha trevat shqiptare.

Artdashësit në qytetin e Shkupit, për 12 netë patën rastin të ndjekin shfaqe nga trupa të ndryshme teatrale, teksa në skenë zbritën artistë të dëshmuar.

Pas shfaqjeve juria e festivalit në përbërje të ikonave të teatrit si: Bajrush Mjaku, Luiza Xhuvani, Spiro Duni, Melihate Qena dhe Adrian Morina ndau çmimet si vijon:

– Shfaqja më e mirë: TRI MOTRAT, Teatri Shqiptar Shkup
– Regjia më e mirë: QËNDRIM RIJANI, “Tri motrat” Teatri Shqiptar Shkup
– Aktorja më e mirë: ILIRE VINCA, “Babai dhe babai”, Teatri INTEGRA Prishtinë
– Aktori më i mirë: SOTIRAQ BRATKO, “Tregtari i Venedikut”, Teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë
– Aktorja joprotagoniste më e mirë: ELIA ZAHARIA, “Ivanovi”, Teatri Kombëtar i Tiranës
– Aktori joprotagonist më i mirë: ALFRED TREBICKA, “Ivanovi”, Teatri Kombëtar i Tiranës
– Artisti i ri më i mirë: KOSOVARE KRASNIQI, “Babai dhe babai”, Teatri INTEGRA Prishtinë
– Çmimi i karrierës: LURAN AHMETI
– Kostumografia më e mirë: SOFI KARA, “Ivanovi”, Teatri Kombëtar i Tiranës
– Skenografia më e mirë: BEQO NANAJ, “Tregtari i Venedikut”, Teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë
– Kompozimi muzikor më i mirë: TRIMOR DHOMI, “Tri motrat” Teatri Shqiptar Shkup
– Çmimi i dramës shqipe: “BABAI DHE BABAI” JETON NEZIRAJ

Kujtojmë se Festivali Kombëtar “Moisiu” u mbajt nga data 16 deri më 27 nëntor, në nderim të festave të nëntorit, nën përkujdesje e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share