Festime të zymta për Kurban Bajram

Banorët në Bregun Perëndimor u mblodhën në tregun e hapur të bagëtive, për të bërë blerjet e fundit për Kurban Bajram. Ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë nën sfondin e luftës shumë pak prej banorëve u panë në tregje për shkak të kushteve të vështira ekononike.

“Situata është vërtet e keqe këtë vit, punëtorët në Izrael nuk lejohen të punojnë. Për tetë muajt e fundit, ne kemi qenë në një bllokadë të vështirë ekonomike. Edhe këtu në Bregun Perëndimor ekonomia është e dobët , shumë pak shikon të blejnë bagëti.”

Situata e vështirë ekonomike në Bregun Perëndimor ka ulur fuqinë blerëse të shumë palestinezëve,. Shumë punëtorë, të cilët më parë ishin të punësuar në Izrael, janë pushuar nga puna, duke e përkeqësuar më tej situatën. Vështirësia ekonomike shtrihet në Autoritetin Palestinez, ku punonjësit e zyrave publike nuk janë paguar plotësisht gjatë muajve të fundit

Në treg, kostoja e bagëtivëe është rritur nga 676 dollarë në 1,082 dollarë, siç theksohet nga tregtarët e bagëtive në Nablus, Bregu Perëndimor.

“Këto ditë janë shumë të vështira, shumë pak njerëz janë të gatshëm të sakrifikojnë kafshë, shumë pak njerëz kanë para për të blerë bagëti, gjendja financiare është gjithashtu shumë i dobët.”

Nga mbrëmja e 16 deri më 20 qershor, Kurban Bajrami është periudha e pelegrinazhit të Haxhit. Më shumë se 1.5 milionë pelegrinë myslimanë janë mbledhur në Mekë për fillimin e Haxhit, që po zhvillohet këtë vit në sfondin e tmerrshëm të sulmit të vazhdueshëm të Izraelit në Rripin e Gazës.

Palestinezët në Gaza nuk ishin në gjendje të udhëtonin për në Mekë këtë vit për shkak të mbylljes së kalimit Rafah në maj, kur Izraeli shtriu ofensivën e tij tokësore në qytetin jugor të brezit, Rafah, në kufi me Egjiptin.

Autoritetet saudite presin që numri i pelegrinëve që ndjekin Haxhin të kalojë dy milionë këtë vit. Një nga tubimet fetare më të mëdha në botë, ai përfshin një sërë ritualesh në Mekë dhe rrethinat e saj në Arabinë Saudite perëndimore, që duhen disa ditë për t’u përfunduar. Siç ka ndodhur për disa vite, pelegrinazhi mbahet edhe nën temperatura të larta deri në 44 gradë Celsius.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share