Festë elektrizuese në sheshet dhe rrugët e Tiranës

Festimet për ndeshjen e Shqipërisë me Ishujt Faroe nisën shumë herët në kryeqytet.

Padyshim “Sheshi Skënderbej” ishte edhe zemra e festimeve përgjatë gjithë takimit mes kuqezinjve dhe Ishujve Faroe që u transmetua falas në Tv Klan.

Si mirënjohje për rrugëtimin e suksesshëm të kombëtares shqiptare, një festë madhështore u zhvillua edhe në stadiumin “Air Albania”.

Pas përfundimit të sfidës, festa kulmoi edhe në “Sheshin Skënderbej” me këngë e valle dhe simbole kuqezi.  Festa me ngjyrat kuqezi nuk mungoi as në rrugët e Tiranës deri pas mesnate.

Festa për Kombëtaren shqiptare vitin e ardhshëm do të kaloje dhe kufijtë, pasi nuk do të mungojë edhe në tribunat gjermane të Euro 2024.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share