Psikologët: Shijoni momentet së bashku, larg materiales
Të gjithë i presin me padurim festat e fundvitit. Por teksa fokusohemi, tek çfarë do të veshim, ku do të shkojmë apo sa do të shpenzojmë harrojmë magjinë e vërtetë të festës.
Psikologët thonë se kjo mënyrë na ngarkon me stres ndaj duhet të mësojmë të shijojmë atë çfarë kemi pa parë çfarë do të donim apo çfarë të tjerët kanë.
E ndërsa të gjithë nxitojmë të bëjmë dhurata, nuk duhet të harrojmë se vlera e tyre është përtej materiales.
Dhe në fund psikologia na këshillon që të mbyllim të gjitha bilancet dhe punët që i përkasin 2022, sepse kështu do të nisim një tjetër vit më të paqtë.
Tv Klan