Ai do të përballet me një votëbesim në parlament që nëse kalon do të ketë një garë të fortë lidershipi
Kryeministri Boris Johnson do të përballet me një votëbesim, pasi një numër në rritje ligjvënësish në Partinë Konservatore në pushtet vunë në dyshim autoritetin e liderit britanik për festat e mbajtura në zyrën dhe rezidencën e tij në Downing Street kur Britania ishte nën bllokime të rrepta Covid-19.
Johnson, i cili mori detyrën në vitin 2019, ka qenë nën presion, i paaftë për të ndërvrepruar nga një raport që dokumentonte se disa këshilltarë të afërt të tij organizonin party të paligjshme në kohën kur Britania mbante rekord për numër të lartë vdekjesh.
Në një sulm të ashpër ndaj Johnson-it dikur në dukje i paarritshëm u bë nga Jesse Norman, një besnik që shërbeu si ministër i Financave midis 2019 dhe 2021.
Ai është vetëm një nga disa ligjvënës konservatorë që kanë shprehur shqetësimin se Johnson ka humbur autoritetin e tij për të qeverisur Britaninë, e cila po përballet me rrezikun e recesionit, rritjes së çmimeve dhe kaosit të udhëtimit të shkaktuar nga greva në Londër.
Një zëdhënës i zyrës së Johnson tha se votimi ishte “një shans për t’i dhënë fund spekulimeve muajsh dhe për të lejuar qeverinë të ecë përpara, duke përmbushur prioritetet e njerëzve”.
Një shumicë e ligjvënësve konservatorë sipas asaj që raporton Reuters pritet që të votojnë kundër që ai të hiqet, por analistët shprehen se një gjë e tillë është e vështirë për t’u arritur. Nëse kalohet, atëherë do të ketë një garë lidershipi për të vendosur zëvendësimin e tij.
Pas raportimeve të fundit për festat në kohën e masave kufizuese në Downing Street në selinë e qeverisë, ai u detyrua të kërkonte falje vetë Mbretëreshës Elizabeth II.
Dy festa ishin mbajtur në Prill, një ditë para funeralit të bashkëshortit të saj, Princit Philip. Gazeta konservatore Times, shkroi, “Marrëzia dhe arroganca është befasuese”, dhe sugjeroi që Johnsoni të jepte dorëheqjen.
Boris Johnson duhet të luftojë për ta mbajtur postin e tij. Pas një zinxhiri të pafund skandalesh, ky është i pari që e kërcënon realisht kryeministrin. Shpërdorimi i miliarda paundëve për blerjen e veshjeve mbrojtëse mjekësore, prej të cilave përfituan paturpësisht mbështetësit konservatorë ose rinovimi i kushtueshëm i banesës zyrtare në Downing Street, ku gruaja e kryeministrit i veshi muret me tapete me letra floriri Johnson arriti t’i shmangte të gjitha këto me sjelljen e tij karakteristike.
Klan News