MPB-ja thotë se ka inicuar planin për prezencë të shtuar në terren, nëpër Qendrat Tregtare dhe vende ku ka frekuentim të madh të qytetarëve.
Aktivitetet ndërmerret në prag të festave të fundvitit dhe për të parandaluar përdorimin e mjeteve piroteknike por edhe veprimet tjera që janë në kundërshtim me ligjin.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, ka vizituar punktin e sigurimit para “City Mall”. Sipas tij, gjatë javës në kaluar, në Shkup janë konfiskuar 30.000 deri në 40.000 mjete piroteknike. Aksione të ngjashme ka patur edhe në qytete tjera.
“Jemi të pranishëm në terren, sigurimi komunikon me njerëzit, ndjekim situatat. Të gjitha këto aktivitete ndërmerren që sa më shpejt të zbulohet cdo krim, duke u nisur nga deliktet pronësore, vjedhjet e të ngjashme” – tha Pançe Toshkovski.
Por, Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, mbrëmë kishte kërkuar reagim urgjent nga MPB-ja, lidhur me disa sjellje vandale të të rinjve në lagjen Kapishtec të Shkupit.
Ai nëpër rrjetet sociale publikoi një video ku shihen persona të mitur duke thyer shishe, duke përdorur mjete piroteknike dhe duke u rrahur në orët e vona të natës.
Lidhur me incidentet e mbrëmshme Toshkovski theksoi se nuk është rasti i parë dhe se MPB-ja ndërmerr masa për të parandaluar delikuencën e të miturve, por kërkoi ndihmë edhe nga prindërit. /tvklan.mk/