Festat e fundvitit: Fluks mërgimtarësh në “Tabanoc” (VIDEO)

FLUKS MË I MADH PRITET GJATË FUNDJAVËS

Fundi I Dhjetorit shënon ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje. Autoritetet njoftojnë se me fillimin e javës është rritur fluksi I udhëtarëve dhe automjeteve në kufi. Fluksi më I madh pritet gjatë kësaj fundjave.

Para festave të fundvitit është rritur fluksi I automjeteve dhe udhëtarëve në vendkalimin kufitar “Tabanoc” në kufirin Serbi – Maqedoni e Veriut. Kjo ka shkaktuar tollovi në vendkalimet kufitare, kurse njoftohet se mbrëmë është pritur edhe mbi dy orë për të hyrë në vend, raporton Klan M.

Gjatë ditës, policia ka konfirmuar se fluksi më i madh është shënuar gjatë së Premtes pasdite dhe gjatë natës. Janë vënë në dispozicion të gjitha kalimet, kurse pritet rreth 30 minuta për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, mërgimtarët rrëfejnë se si e kanë kaluar rrugën dhe si trajtohen nga autoritetet kufitare.

“Vij nga Gjermania. Probleme nuk kemi pasur, por shumë pritje. Më tepër Hungari – Serbi”

“40 orë që zgjat udhëtimi. Rrëmujë ka atje ku bëhet çdoherë”

“Këtu jemi gjysmë orë e tepër”

“Vij nga Gjermania. Kishte pak tollovi, por mirë ishte. Më tepër pritje kishte në kufirin Kroaci – Serbi”

“Pritje më të mëdha ka në kufirin Kroaci – Serbi. Kemi pritur mbi tri orë”

“Në kufij nuk kishte tollovi përvec se në Kroaci. Nuk pritëm, vozitej spontanisht, por kishte rrëmujë, aksidente trafiku…Nuk ishte keq, pasi erdhëm shëndosh e mirë, jemi të kënaqur”

“Vetëm në Maqedoni po presim. Jo të ofendojmë dikend, por këtu nuk punohet, jemi katastrofë. Do të thotë, jemi në fund të Evropës”

Rritja e fluksit të automjeteve dhe udhëtarëve ka nis që nga fillimi I javës, kurse pritet që kulmi të jetë gjatë kësaj fundjave. Udhëtarët janë me automjetet e tyre personale. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në vende evropiane, por ka edhe të huaj që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut rrugës për në Turqi dhe Greqi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share